Nuk ka hollësi se kur saktësisht dhe në cilin format do të mbahet takimi Kovaçevski – Mickoski

Maqedonia

Nuk ka hollësi se kur saktësisht dhe në cilin format do të mbahet takimi Kovaçevski – Mickoski

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:21
Kovaçevski – Mickoski

Takimi mes kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së nuk dihet saktë se kur do të mbahet, as në cilin format do të jetë. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dyja palëve, ndërsa Mickoski dje deklaroi se preferojnë takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij, nga takimet e ekipeve asnjëherë asnjëherë nuk ka pasur konkludime.

Kovaçevski të enjten paralajmëroi se në ditët në vijim do të mbahet takim me liderin e OBRM-PDUKM-së ku do të marrin pjesë edhe ekipe nga të dyja palët, ndërkaq Mickoski dje paralajmëroi se insiston në tkaim vetëm me Kovaçevskin.

Tema të bisedimeve, siç paralajmëroi Kovaçevski, do të ishin vendimet që nevojiten për integrim evropian të shtetit, përderisa Mickoski konsideron se duhet të bisedohet edhe për atë se çka nëse ndryshimet kushtetuese nuk e marrin mbështetjen e nevojshme. OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin se nuk do të votojnë për këto ndryhsime dhe se duhet të shkohet në zgjedhje vjeshtore.

Nga LSDM dje në konferencë për shtyp porositën se lideri i OBRM-PDUKM-së ndodhet para vendimit – nëse do ta mbështesë integrimin e shtetit apo izolimin.

Ndërkaq nga OBRM-PDUKM u përgjigjën se në takim të liderëve, nëse do të ketë, do të bëhet e qartë nëse Kovaçevski është, siç thonë, i dëgjueshmi i BDI-së.

Gjatë periudhës së kaluar, disa burrështetas evropianë i dhanë mbështetje vendit të vazhdojë në rrugën evropiane, duke cekur se shteti ndodhet para një vendimi të rëndë, por shtetëror dhe se ai vendim është obligim i secilit deputet individualisht.

Në Qeveri dje u mbajtën edhe tkaime mes kryeministrit Kovaçevski dhe ambasadores amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler, ku, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, u bisedua për çështjet thelbësore lidhur me përparimin e Maqedonisë së Veriut në eurointegrime dhe është cekur rëndësia – të gjitha partitë politike në shtet ta mbështesin rrugën evropiane të shtetit.Me atë rast, siç qëndron në informatën nga Qeveria, është shprehur pritja se të gjithë liderët politik do ta kenë parasysh kontekstin aktual të ngjarjeve dhe se në atë drejtim edhe do të sillen vendimet e ardhshme politike në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat