Shaqiri: Disponojmë me 720 asistentë arsimorë, nëse ka nevojë, numri do të rritet

Maqedonia

Shaqiri: Disponojmë me 720 asistentë arsimorë, nëse ka nevojë, numri do të rritet

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:31
Jeton Shaqiri

Disponojmë me 720 asistentë arsimorë dhe nëse ka nevojë, do të angazhohet kuadro shtesë, për çka do të parashtrohet kërkesë deri te Ministria e Financave, deklaroi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Pas ndarjes së granteve në kuadër të projektit të OSBE-së “Ndërtojmë ura të reja”, në pyetje të gazetarëve nëse MASH disponon me numër të mjaftueshëm të asistentëve arsimorë, pasi, gjoja nuk do të ketë regjistrime të nxënësve të klasës së parë në shkollën “Zllatan Sremec” dhe fëmijët me zhvillim tipik dhe atipik do të mësojë së bashku, Shaqiri tha se nuk ka informata për shkollën e përmendur, si dhe se fëmijët në këtë moment përmes aplikacionit elektronik në vijim është regjistrimi për nxënësit në shkollat fillore, e së shpejti do të fillojë edhe në ato të mesme.

“Në vitin paraprak kemi pasur 500, ndërsa këtë vit kemi 720 asistentë arsimorë. Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme, sipas të dhënave që do t’i marrim nga qendrat, do të dimë edhe cili do të jetë numri i ri”, tha Shaqiri.

Lidhur me atë nëse në sajtin “Denonco dhunë”, ka denoncime të reja, ai tha se numri i fundit ka qenë 20 denoncime, por se ky numër vazhdimisht ndryshohet dhe rritet.

“Edhe në atë numër kemi situata ku, përveç se kemi informata ku është vepruar, me rëndësi për mua është se nga të gjitha ato 20 denoncime, kuadrot profesionale në të gjitha shkollat janë ftuat në Ministri, janë mbledhur informata dhe aty ku u konfirmua informata nga denoncimi, janë ndërmarrë hapa, me këtë rast nëse ka pasur nevojë, janë informuar edhe institucionet – qendrat për punë sociale, MPB ose pedagogët dhe psikologët nëse nuk kanë vepruar. Me përfundimin e vitit shkollor ka më pak denoncime, por u bëj thirrje të gjitha shkollat nëse kanë situata të tilla, edhe gjatë pushimit, le t’i paraqesin”, thotë ministri i Arsimit.

Për atë se sa prej këtyre paraqitjeve janë për mosveprim nga ana e kuadrove profesionale lidhur me rastet e dhunës, ai tha se bëhet fjalë për një ose dy raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat