Mariçiq-Radman: Vetëm me dialog dhe konsensus për të ardhmen evropiane për anëtarësim të shpejtë në BE

Maqedonia

Mariçiq-Radman: Vetëm me dialog dhe konsensus për të ardhmen evropiane për anëtarësim të shpejtë në BE

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 20:36
Foto nga takimi

Zv. kryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale politike të brendshme, reformat dhe integrimin e vendeve të rajonit në BE.

“Shembulli i Kroacisë për anëtarësimin në BE thotë se reformat mund të bëhen shpejt dhe mund të arrihet përparim, dhe kjo është nxitja jonë për tejkalimin e sfidave dhe sigurimin e anëtarësimit në BE”, tha Mariçiq në takim.

Ministri Radman tha se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë pa kushte Maqedoninë e Veriut në arritjen e qëllimit të saj strategjik, duke theksuar se politika e qeverisë është e mençur dhe e udhëhequr nga një vullnet konstruktiv për bashkëpunim dhe dialog.

Mariçiq falënderoi Radman për mbështetjen dhe përkushtimin e saj në përparimin tonë në rrugën evropiane, duke theksuar se Kroacia, si një mike e madhe dhe e sinqertë e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, mund të kontribuojë shumë pozitivisht në përpjekjet e vendit tonë në rrugën e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat