Ndalohet një 44-vjeçar, ka sulmuar shefin e policisë së Strugës

Maqedonia

Ndalohet një 44-vjeçar, ka sulmuar shefin e policisë së Strugës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Një banor i fshatit Veleshtë të Strugës është ndaluar pasi sot pasdite e ka sulmuar me thikë shefin e Stacionit Policor – Strugë, njoftoi korrespondentja e AIM-s. Lajmin është konfirmuar edhe SPB-Ohër.

“Rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë ndaluar S.N. (44) nga fshati Veleshtë e Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me lëndë të mprehtë e ka sulmuar A.D. (46) nga Struga”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

I lënduari është dërguar në spitalin e Strugës, nga ku janë konstatuar se personi ka marrë lëndime të rënda.

Në koordinim me prokurorin publik kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim përkatës penal”, tha Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat