Kërkesa e shtuar për pasaporta me emër të ri, në disa ambasada të Maqedonisë do të punohet në dy ndërrime

Maqedonia

Kërkesa e shtuar për pasaporta me emër të ri, në disa ambasada të Maqedonisë do të punohet në dy ndërrime

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Deri në shkurt të vitit 2024 shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të duhet të ndryshojnë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se kjo ka bërë që të shtohet numri i kërkesave për nxjerrje të pasaportave në ambasada dhe se për këtë qëllim, në disa ambasada do të dërgohen një grup konsulentësh nga MPJ, që të mundësohet puna në dy ndërrime në periudhën në vijim.

“Nisim me punë në dy ndërrime në Bernë, Bon, Berlin dhe Mynih”, tha Osmani duke shtuar se sipas kërkesës do të vendosen dy ndërrime edhe në qytete tjera ku Maqedonia ka ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat