Zjarr i fortë në Negotinë, dërgohet edhe një aeroplan

Maqedonia

Zjarr i fortë në Negotinë, dërgohet edhe një aeroplan

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:54
Negotinë

Në vend është dërguar një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

I njëjti në çdo moment pritet të fluturojë drejt pyllit, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Njësitet territoriale të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadari janë në terren, të cilat kanë vështirësi në vendosjen e kontrollit për shkak të erës së fortë.

Nëse situata me zjarrin përkeqësohet, do të ngrihen edhe dy helikopterët e MPB-së, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat