Pendarovski: Nuk jam i shqetësuar për propozimin joformal të Macronit

Maqedonia

Pendarovski: Nuk jam i shqetësuar për propozimin joformal të Macronit

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:10
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski nuk është shumë i shqetësuar për tezën se fillimisht duhet të ketë thellim, para zgjerimit të BE-së, gjegjësisht ndryshime në procedurat kyçe për inkuadrim, e më pas të mendohet për zgjerim. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh.

“Ka lëvizje simbolike përpara në lidhje me statusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Dhe jashtë këtij rajoni, Ukraina dhe Moldavia nuk presin thellimin e BE-së, por kanë hyrë në procedurën e zgjerimit. Objektivisht, në BE në vitet e kaluara ka dy ose më shumë shpejtësi. Jo të gjitha vendet janë pjesë e Shengenit dhe nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të madhe. Ky nuk është propozim formal i Macron-it, por pjesë e fjalimit të tij para Këshillit të Ambasadorëve disa vite më parë dhe tani është konfirmuar”, tha Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Pendarovski tha se një propozim i tillë nuk do të pranohet nga institucionet e Brukselit.

“Nuk do të bëhemi anëtarë nesër, ndaj le të kemi frikë se do të kemi status më të ulët dhe më pak të drejta se anëtarët e tjerë. Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë në rrugën formale dhe të afrohemi sa më shpejt. Nuk do të shqetësohesha shumë derisa të bëhet propozim zyrtar i organeve të BE-së”, tha Pendarovski në shtyp me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat