Arrestohet një person nga Saraji, i dënuar me dy vite burg

Maqedonia

Arrestohet një person nga Saraji, i dënuar me dy vite burg

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:15
Policia

MPB Maqedoni informon se më 19.09.2023, në ora 16:00 në fshatin Lubin, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i kërkimit në SPB Shkup, kanë arrestuar N.I.(36) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vjetësh për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” nga neni 131 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat