Lidhja Demokratike: BDI dhe LSDM e kanë shkatërruar sistemin juridik

Maqedonia

Lidhja Demokratike: BDI dhe LSDM e kanë shkatërruar sistemin juridik

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:27
Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë i akuzon partitë në pushtet për shkatërrim të sistemit juridik. Ata thonë se me ndryshimin e Kodit Penal dhe me ligjin e propozuar për amnisti, BDI dhe LSDM definitivisht e kanë shkatërruar sistemin juridik në vend dhe kanë krijuar parakushte që mafia të sundojë në Maqedoni.

Nga LD thonë se ky lloj sundimi mafioz nuk është as në vendet e Amerikës së Jugut.

“Është shumë e rrezikshme që profesorë të nderuar të së drejtës penale për para të vihen në mbrojtje të ndryshimeve në Kodin Penal dhe të amnistisë së kriminelëve të rëndë. Askush në vend nuk e beson se ju shqetëson mbipopullimi në burgje, por sepse jeni lakmitar për para dhe pushtet”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Sipas tyre, vendime të tilla vetëm bllokojnë Maqedoninë në rrugën evropiane.

“Nuk mund të besojmë se BE-ja dhe SHBA-ja presin që ju të ndryshoni Kushtetutën me këto aktivitete kriminale të qeverisë. Problem serioz është që bashkësia ndërkombëtare nuk reagon në mënyrën e duhur, të cilën qeveria e shpërdoron si gjoja mbështetjen e saj për këtë shkatërrim të paprecedentë të shtetit dhe rendit juridik”, theksojnë nga LD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat