Maqedonia e Veriut do të merr 4 miliardë euro për të larguar nga përdorimi qymyrin

Maqedonia

Maqedonia e Veriut do të merr 4 miliardë euro për të larguar nga përdorimi qymyrin

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut do të marrë 4 miliardë euro për t’u liruar nga përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike dhe për të investuar në burime të rinovueshme.

Plani, i cili do të shpallet në fund të nëntorit në Samitin e Klimës në Dubai, parashikon mbylljen e TEC Manastir dhe TEC Oslomej dhe zëvendësimin e tyre me energji të rinovueshme.

Kapacitetet e pastra janë planifikuar të prodhojnë 1.7 gigavat energji elektrike. Projekti, i quajtur Programi i Investimeve për një Tranzicion të Drejtë të Energjisë, do të mbështetet nga kreditorët ndërkombëtarë, duke përfshirë BERZH dhe Bankën Botërore, konfirmoi presidenti i BERZH për Reuters.

“Qymyri përfaqëson 40% të burimit të energjisë në Maqedoni, që është shumë. Ky është një shembull i asaj që do të donim të tregonim në COP, për të paraqitur këtë qasje dhe çfarë mund të japë, si dhe përkushtimin e vendit”, tha presidenti i BERZH-it, Odile Renault-Basso.

Në vitin 2018, Kombet e Bashkuara e shpallën Shkupin qytetin më të ndotur në Evropë. Vendi ka punuar për zëvendësimin e qymyrit me energji të pastër, por për shkak të krizës energjetike dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike të importuar, në vitin 2021 u rihap termocentrali i vjetër në Oslomej.

Së bashku me TEC Manastir sigurojnë 79% të prodhimit të përgjithshëm ditor të energjisë elektrike. Ato janë ndërtuar saktësisht 43 vjet më parë. Pajisjet e vjetruara dhe objektet e rrënuara shkaktojnë ndërprerje të shpeshta të sistemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat