Janushev: OBRM-PDUKM do të paraqet kallëzim penal kundër Spasovskit

Maqedonia

Janushev: OBRM-PDUKM do të paraqet kallëzim penal kundër Spasovskit

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 15:46
Igor Janushev

Qytetarët janë vënë në situatën e ndalimit në vendin e tyre. Gjegjësisht, në vitet e kaluara institucionet kompetente, në radhë të parë MPB-ja e udhëhequr nga Oliver Spasovski, me vetëdije kanë punuar kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve, kështu që tani ka një kolaps të plotë në dhënien e dokumenteve të udhëtimit, për shkak të të cilat qytetarët nuk mund t’i ushtrojnë liritë dhe të drejtat e tyre elementare, tha deputeti Igor Janushev nga OBRM-PDUKM.

Sipas tij, “Spasovski jo vetëm që ka dëmtuar buxhetin e shtetit, por ka dëmtuar edhe qytetarët të cilët sot përballen me kufizim të lëvizjes dhe dëme materiale”.

“Për këtë OBRM-PDUKM në emër të të gjithë qytetarëve do të kërkojë përgjegjësi penale nga Oliver Spasovski për shkak se qytetarët që kanë nxjerrë pasaportë në periudhën nga viti 2018 e deri më sot dhe të cilëve shteti nuk u ka lëshuar dokumentin përkatës të udhëtimit, dëmtohen drejtpërdrejt dhe sillen në një pozitë poshtëruese për të mos mundur të gëzojnë të drejtat e tyre.

Nga atje thonë se në emër të qytetarëve do të paraqesin kallëzim penal me qëllim të dëmshpërblimit të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat