Gjendet trupi i pajetë i një 34-vjeçari nga Velesi

Maqedonia

Gjendet trupi i pajetë i një 34-vjeçari nga Velesi

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një të riu nga Velesi është gjetur nën urën e hekurt në vendbanimin Dvorovi në Veles, informoi për AIM-n, Biljana Gjakovska zëdhënëse e SPB Veles. Nga Prokuroria thonë se është identifikuar trupi i pajetë.

Prokurorja publike Anastasija Milanova ishte në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare, siç thonë nga PTHP Veles në trupin e 34-vjeçarit që u gjet i pajetë nuk kishte gjurmë dhune.

Bëhet fjalë për një burrë nga Velesi, i lindur në vitin 1990, ndërsa trupi i tij ishte i shtrirë përtokë nën urë, pothuajse në mes të gjatësisë së strukturës së hekurit. Në informacionet fillestare mund të them vetëm se në trupin e 34-vjeçarit nuk ka asnjë gjurmë dhune apo plagë me thikë. Në vend janë marrë mostra të gjurmëve shtesë, si dhe lloje të tjera të materialit që do të dërgohen në Departamentin për hetime kriminalistike të MPB-së në Shkup.

Prokurorja Milanova tashmë ka kërkuar që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup”, njofton Cvetanka Bogoevska, prokurore publike themelore për rajonin e Velesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat