Blerim Sejdiu: Kryeministri teknik nënçmoi nëpunësit

Maqedonia

Blerim Sejdiu: Kryeministri teknik nënçmoi nëpunësit

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:40
Blerim Sejdiu

Në një konferencë për media, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka akuzuar kryeministrin teknik për mungesën e menaxhimit në institucionet shtetërore, duke e paraqitur atë si person që kapadahi në Parlament, në qeveri, dhe në policinë e Tetovës.

“Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë.

Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së. Talat, problemi i institucioneve nuk zgjidhet me emocione e bërtitma, por me zgjidhje ligjore dhe menaxheriale, por pasi që u paraqite ashtu, atëherë duhej që të shkosh të hapësh zyrat e shefave e funksionarëve që keni vënduar ju mbi ata nëpunës, e ti shkarkosh menjëherë nga dita e nesërme, bashkë me veten tënde”, tha Sejdiu.

Po ashtu, Sejdiu kritikoi faktin që Tetova dhe rrethina vetëm kanë një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale për mbi 200,000 banorë, duke e bërë atë një vizitë skandaloze. Ai tha se populli do të japë përgjigje në zgjedhjet e ardhshme duke kërkuar llogari për dështimin e kryeministrit teknik dhe partisë së tij.

Në fund, Sejdiu shtoi se kryeministri teknik për shkelje ligjore pasi paraqitej në institucionet shtetërore pa paralajmërim dhe duke fute kamera, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat