Ndalohet një 38-vjeçar nga Shtipi, kapet duke vjedhur

Maqedonia

Ndalohet një 38-vjeçar nga Shtipi, kapet duke vjedhur

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Sot (05.06.2024) në ora 00:15, zyrtarët policorë të stacionit policor Shtip kanë ndaluar A.A. (38) nga Shtipi.

Ai është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitës në rrugën “Krste Misirkov” në Shtip, nga ku ka marrë disa produkte.

Ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa prona e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të dorëzohen parashtresat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat