Shpëtohet ariu që ishte ngujuar në një dru në Mavrovë

Maqedonia

Shpëtohet ariu që ishte ngujuar në një dru në Mavrovë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 10:55
Rojtarët i ndoqën qentë dhe ariu sapo zbriti nga pema dhe vrapoi drejt pyllit pranë

Gjatë ditës së djeshme një ari ishte ngujuar në një dru dhe është shpëtuar sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Siç informojnë nga QMK, disa qen të pastrehë i kanë lehur në mënyrë agresive ariut të frikësuar, i cili është ngjitur në pemë dhe është fshehur në degë nga frika.

Departamenti për Operacione dhe Koordinim i QMK-së ka njoftuar menjëherë Parkun Nacional të Mavrovës dhe MPB-në, pas së cilës ekipi Ranger nga PK Mavrovë ka shkuar menjëherë te ariu i ngujuar dhe në të njëjtën kohë një patrullë e MPB-së mbërriti me ta.

“Rojtarët i ndoqën qentë dhe ariu sapo zbriti nga pema dhe vrapoi drejt pyllit pranë”, njoftojnë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat