Angellov: Nuk është normale të ketë 40 zjarre të reja në ditë

Maqedonia

Angellov: Nuk është normale të ketë 40 zjarre të reja në ditë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 09:30
Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov

Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur më shumë se 35 zjarre aktive, shumica e të cilave kanë arritur t’i shuajnë.

Sipas Angellov, disa nga zjarret digjen prej ditësh dhe po bëhen më të mëdha.

Dje ka pasur disa zjarre në territorin e qytetit të Shkupit.

“Është një sezon zjarresh të forta dhe fatkeqësisht nuk janë vetëm në territorin tonë. Në territorin e Serbisë ka më shumë se 150 zjarre, kështu që ata po e tërheqin helikopterin nga atje dhe ne nuk mund të llogarisim në mbështetjen e tyre. Zjarre ka edhe në Greqi dhe kudo në rajon. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Është e vështirë të shpjegohet shkaktimi i 40 zjarreve të reja në një ditë. Në përditshmëri kemi shfaqjen e 35-40 elementeve. Dyshoj se një pjesë e mirë janë zjarrvënie sepse nuk është normale të ketë 35-40 zjarre në një ditë. Ose bëhet fjalë për papërgjegjshmëri totale të individëve të caktuar ose për ndonjë qëllim”, tha Angellov nga Breznica në Kozjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat