Aksident me fatalitet në afërsi të Bllacës, ndërron jetë një 17-vjeçar

Maqedonia

Aksident me fatalitet në afërsi të Bllacës, ndërron jetë një 17-vjeçar

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një shtatëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e trafikut që ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit, mes një veture dhe një autobusi të NTP-së. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i mitur tjetër 13-vjeçar, vëllai i të ndjerit.

Aksidenti ka ndodhur kur autobusi i NTP-së me numër 81, i cili po qarkullonte në linjën e rregullt, është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy të miturit.

Adoleshenti që drejtonte makinën është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit, ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Gjatë ditës së sotme pritet që MPB të jep më shumë detaje në lidhje me këtë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat