Mickoski-Plenkoviq: Nënshkruam disa marrëveshje bashkëpunimi në mes dy qeverive

Maqedonia

Mickoski-Plenkoviq: Nënshkruam disa marrëveshje bashkëpunimi në mes dy qeverive

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 11:53
Hristijan Mickoski dhe Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Zagreb ka realizuar takim me kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

“Sot jam në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, ku pata një takim me kryeministrin, Andrej Plenkoviq.

Në fokus të bisedimeve është integrimi evropian i vendit tonë, mbështetja kroate, si dhe sfidat në rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim ne nënshkruam disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive, përfshirë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat