Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me katër vite burg

Maqedonia

Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me katër vite burg

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:38
Ilustrim

MPB njofton se dje (10.09.2024), në ora 16:45, në një objekt hoteliere në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar J.I (47) nga Reçica e Madhe.

“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg me katër vite.

Ai ishte i denuar për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal”.

“Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat