Osmani: Është momenti të bashkohemi për t’i thënë “Jo” vrasjes së Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Osmani: Është momenti të bashkohemi për t’i thënë “Jo” vrasjes së Marrëveshjes së Ohrit

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:30
Ish-Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani

Ish-Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se janë bërë dy ditë nga sulmi ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend.

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se për shfuqizimin e balancuesit nuk e fajëson VLEN-in, sepse kjo nuk është më një betejë ndëpartiake.

“Në reagimet e mia deri tani, nuk kam përmendur asnjëherë partitë politike, sepse kjo nuk është çështje e akuzave të ndërsjella mes BDI dhe VLEN.

Unë edhe nuk dua të fajësoj VLEN për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Vlen ka përgjegjësi për përpjekjen për ta justifikuar këtë vendim.

Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake. Por është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 20012, shkruan Osmani.

Osmani shton se nëse nuk bashkohemi të gjithë politikanë, aktorë jopolitikë, intelektualë dhe qytetarë – për të refuzuar këtë goditje vdekjeprurëse ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë, atëherë kur do ta bëjmë?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat