Aksident në Dobrosht të Tetovës, lëndohen tre persona

Maqedonia

Aksident në Dobrosht të Tetovës, lëndohen tre persona

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka njoftuar se me datë 04.12.2024 rreth orës 21.20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, në fshatin Dobroshtë, ka ndodhur një aksident trafiku..

Aksidenti ka ndodhur në mes të automjetit të udhëtarëve ”Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (23) nga fshati Gllogjë e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Ford Ka” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.I. (21) nga fshati Sllatinë i Tetovës.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi Sh.I, ndërsa shoferja F.A. dhe pasagjerja në automjetin e saj M.A. (53) kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik në Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat