Mickoski: Integrimet Evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik

Maqedonia

Mickoski: Integrimet Evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 17:22
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Mickoski tha se biseduan për integrimet tona evropiane, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat janë prioritet i Qeverisë tonë.

“Këto prioritete nuk janë vetëm qëllime kombëtarë, por gjithashtu paraqesin një kusht për stabilitetin dhe përparimin e tërë rajonit.

Integrimet evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik. Po punojmë pa u lodhur për të zbatuar reformat që do të sigurojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve, kuptohet, si pjesë e kësaj mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë mënyrë, planifikojmë ti afrohemi Bashkimit Evropian dhe të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë.

Në fushën ekonomike, fokusohemi fuqishëm në krijimin e një klime të favorshme biznesi që do të tërheqë investime të huaja, do të krijojë vende të reja pune dhe do të stimulojë rritjen ekonomike. Lidhur me këtë çështje, i kemi informuar miqtë tanë për gjithçka që si Qeveri kemi arritur gjatë gjashtë muajve të kaluar, që nga zgjedhja e qeverisë, duke paraqitur të dhënat dhe shifrat që natyrisht janë të disponueshme për opinionin.

Ne besojmë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e këtyre rezultateve, të cilat do i cilësoja si jashtëzakonisht pozitive për ne, duke marrë parasysh nga ku kemi filluar” thuhet në njoftim.

Qeveria e re, tha Kryeministri, po bën përpjekje maksimale për avancimin e këtyre proceseve, duke përfshirë implementimin e angazhimeve që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat