Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor

Maqedonia

Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:45
Izet Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në një paraqitje në TV24 ka thënë se nuk e di saktësisht se ku ndodhet Artan Grubi, por shtoi se “sipas deklaratave të Ahmetit ai ndodhet në Shqipëri”. Sipas Mexhitit, Grubi ka ikur vetë pa ndihmën e Qeverisë.

“Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale.

Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e bëri dhe me këtë vërtetoi se është fajtor”, ka thënë Mexhiti.

Ai po ashtu theksoi se pret që të gjithë ata që ikën nga vendi të kthehen dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat