Ndalohen pesë shtetase të huaja në Maqedoni

Maqedonia

Ndalohen pesë shtetase të huaja në Maqedoni

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se gjatë kontrolleve të kryera në disa objekte përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar janë ndaluar pesë femra shtetase të huaja.

Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar.

Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat