Gjithçka shkrumb e hi, dalin pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona

Maqedonia

Gjithçka shkrumb e hi, dalin pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona

Më: 16 mars 2025 Në ora: 10:35
Foto nga vendngjarja

Është publikuar fotografia e diskotekës që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 51 persona.

Alsat ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është bërë shkrumb e hi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit.

Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion.

Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat