Ministria e Arsimit ka hapur dyert e konvikteve në Shkup për përkujdesjen e familjarëve të të lënduarve

Maqedonia

Ministria e Arsimit ka hapur dyert e konvikteve në Shkup për përkujdesjen e familjarëve të të lënduarve

Më: 16 mars 2025 Në ora: 15:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur dyert e konvikteve në Shkup për përkujdesjen e familjarëve të të lënduarve që po trajtohen në spitalet e Shkupit.

Nga Ministria e Arsimit njoftojnë familjarët se mund të shfrytëzojnë shërbimet në konviktet studentore “Goce Dellçev” në komunën Karposh, në konviktin “Tome Stefanovski-Seniq” në Gazi Babë, në konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Partenija Zografski” po ashtu në Gazi Babë, si dhe në konviktin e nxënësve në kuadër të shkollës shtetërore për rehabilitim “Dimitar Vllahov” në Kisella Vodë.

Kujtojmë, se deri tash 59 persona kanë vdekur.

Kurse, 155 të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat