Aksion policor në Koçan për tragjedinë me zjarrin, ka arrestime

Maqedonia

Aksion policor në Koçan për tragjedinë me zjarrin, ka arrestime

Më: 20 mars 2025 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Një aksion policor është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me ngjarjen e zjarrit në klubin “Pulse”.

Operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa prokuroria do të japë më shumë informacion pas përfundimit të operacionit nesër.

Kujtojmë se sot në Koçan u varrosën 30 viktimat nga zjarri.

Po ashtu pati dhe varrime në Shkup për anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe në qytetin e Shtipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat