Aparat kundër zjarrit para Gjykatës së Tetovës! Nisma “zero” paralajmëron protesta për të hënën

Maqedonia

Aparat kundër zjarrit para Gjykatës së Tetovës! Nisma “zero” paralajmëron protesta për të hënën

Më: 21 mars 2025 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aparat kundër zjarrit në shenjë simbolike u vendos para gjykatës së Tetovës dhe prokurorisë nga iniciativa “Zero”, që përbëhet nga nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.

Qëllimi është që gjykatësit të marrin më shumë përgjegjësi dhe të gjenden fajtorët e fatkeqësive si kjo e Koaçnit ku u vranë 59 të rinj, zjarrin në spitalin modular ku u vranë 14 pacientë, për aksidentin e Besa Transit ku u vranë 45 qytetarë dhe Durmo Tursin në Llaskarcë ku u vranë 16 persona.

BLENDI HODAI, INICIATIVA “ZERO”
-Pa ndëshkueshmëria sjell papërgjegjësi institucionale, pa ndëshkueshmëria sjell në të njëjtën kohë edhe shumë tragjedi tjera në vende të ndryshme, po ashtu detyra juaj është që të nxirrni para drejtësisë gjykatës dhe prokurorë që e kanë penguar shumë drejtësinë në rastet e përmendura dhe në shumë raste tjera ku nuk është vënë aspak drejtësia në vend.

Nga iniciativa “Zero” paralajmërojnë se gjatë ditës së hënë do të organizohet protestë në Tetovë ku para gjykatës do të kujtohen viktimat e Koçanit dhe do të kërkohet rigjykim për të gjithë tragjeditë.

BLENDI HODAI, INICIATIVA “ZERO”
-Të hënën në ora 12:30 protesta do të mbahen në Tetovë me pikënisje tek sheshi “Iliria”, më pas do të përfundojë para gjykatës në Tetovë fillimisht për kujtim të viktimave të Koçanit dhe për pas për të kërkuar edhe përgjegjësi për rastin në Koçan por dhe për fatkeqësinë e spitalit që ndodhi para disa viteve në Tetovë. Kërkesat tona si të rinj për shkak se iniciativa “Zero” përbëhet nga të rinj kërkojmë që të rigjykohen të gjithë tragjeditë që kanë ndodhur.

Përndryshe në Gjykatën e Tetovës së fundmi ka nisur rigjykimi për tragjedinë me djegien e spitalit modular.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat