DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Krushevë dhe Mavrovë

Maqedonia

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Krushevë dhe Mavrovë

Më: 22 mars 2025 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -4 gradë Celsius.

Temperatura nën zero ka edhe në Llazaropolë, ku është matur -1 dhe në Kriva Pallankë dhe Strumicë me 0 gradë.

Temperaturat janë në intervalin plus: 1 gradë në Manastir, Shtip, Pretor, 2 në Tetovë, Ohër, Prilep, Gjevgjeli, Kavadar, Veles, Kodra e Diellit, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, 4 në Demir Kapi, Vinicë, Krushevë, Mavrovë, njofton DPHM.

Gjatë ditës do të ketë mot me vranësira të shtuara dhe me diell.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e fortë nga jugu.

Temperatura ditore do të jetë në intervalin prej 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat