Komisioni për Antikorrupsion ndaloi procedurën për deklarimin e pasurisë së Filipçes

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion ndaloi procedurën për deklarimin e pasurisë së Filipçes

Më: 4 prill 2025 Në ora: 16:33
Venko Filipçe

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e kontrolloi gjendjen aktuale dhe konfirmoi se gjithçka është e pastër me pasurinë e raportuar të deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe e mbylli rastin.

Pas kontrolleve në Kadastër, Regjistrin Qendror, Ministrinë e Punëve të Brendshme, DAP dhe disa banka kanë konstatuar se pyetësori i Filipçes ishte i plotë dhe nuk kishte fshehje të të dhënave pronësore.

Rasti u hap vitin e kaluar kur partia në pushtet e akuzoi Filipçen se nuk e ka deklaruar pasurinë në anketim në KSHPK dhe gjendja e tij pasurore dallon nga situata e mëparshme në fund të mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë.

Në shtator, zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva, në një konferencë për media akuzoi se të dhënat nga dy listat anketuese të Filipçes nuk përputhen me njëra-tjetrën dhe njoftoi ankesë në KSHPK.

Filipçe ka të njëjtën pronë në të dy listat pronësore, të njëjtën sipërfaqe dhe vlerë të pronës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat