DPHM: Prej nesër do të ketë rënie të temperaturave në RMV, në vendet malore reshje bore

Maqedonia

DPHM: Prej nesër do të ketë rënie të temperaturave në RMV, në vendet malore reshje bore

Më: 5 prill 2025 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Të dielën do të ketë depërtim të një mase të ftohtë ajrore nga veriu, e cila do të sjellë ndryshim të ndjeshëm të motit, informojnë nga DPHM.

Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore.

Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë bore (10-15 cm).

Do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 70 km/h) dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Të hënën me erë të fortë nga veriu do të fryjë borë e dobët. atëherë moti do të jetë stabil dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat