Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërron jetë një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërron jetë një person

Më: 7 prill 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se dje (06.04.2025) në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinjës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident shoferi i automjetit (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, në vend u është nënshtruar plagëve të marra.

Ndërsa, bashkëudhëtari i tij A.S. (47), ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

“Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik”, thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat