Pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, shtatë prej tyre sot kthehen në vend

Maqedonia

Pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, shtatë prej tyre sot kthehen në vend

Më: 11 prill 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë.

Nga MSH thonë se gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

“Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum Ohërsi”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina””.

“Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejmë”, thonë nga MSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat