Alpinisti i zhdukur nga Velesi është gjetur i vdekur

Maqedonia

Alpinisti i zhdukur nga Velesi është gjetur i vdekur

Më: 14 prill 2025 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Stojçe Pecevski nga Velesi, i cili konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur, konfirmuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga aty informuan se në mëngjes nuk ka pasur kushte për kërkim me helikopter dhe se personi i zhdukur është gjetur pak para se të fluturojë helikopteri.

Pecevski ishte zhdukur dje rreth orës 10:50 në rajonin e kodrës “Groot” mbi Veles. Ai ishte bashkë me disa alpinistë të tjerë.

Miku i tij dhe alpinist shumëvjeçar Igor Smilev ju bëri thirrje shoqatave, klubeve dhe qytetarëve alpiniste të Velesit që të përfshihen në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat