Sonte regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë në Shkup

Maqedonia

Sonte regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë në Shkup

Më: 16 prill 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Për shkak të mbajtjes së ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit për bamirësi Vardar – Cërvena Zvezda sonte prej orës 20 në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit.

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët rreth arenës “Todor Proeski”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat të cilët do t’i japin nëpunësit e policisë.

SPB Shkup nuk ka dhënë detaje tjera në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat