Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Maqedonia

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Më: 17 prill 2025 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve.

Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat