Në vendkalime kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në Maqedoni është rreth një orë

Maqedonia

Në vendkalime kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në Maqedoni është rreth një orë

Më: 21 prill 2025 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat