Policia mbrëmë rreth orës 23:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, ka ndaluar N.K. (29) nga Republika e Greqisë.
Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit me targa të Gjermanisë, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur disa mjete të ndryshme piroteknike.
Nga MPB thonë se personi u ndalua në stacionin policor.
Ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.