Gjendet i vdekur një person nga Probishtipi

Maqedonia

Gjendet i vdekur një person nga Probishtipi

Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

SPB Shtip njofton se dje Blagoj Stojanov nga Probishtipi e ka raportuar Kire Pavlov nga Probishtipi si person të zhdukur.

Në raport thuhet se Pavlov dhe Stojanov po peshkonin së bashku në lumin Zletovska në zonën e fshatit Zhiganci, nga ku Pavlov u zhduk për një periudhë të caktuar dhe të gjitha gjurmët e tij u humbën.

Rreth orës 21:30, SPB Shtip njoftuan se personi Kire Pavlov nga Probishtipi, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur i vdekur.

Sipas të dhënave të para, personi ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat