Mickoski: Fama dhe vepra e Goce Dellçevit vazhdojnë të jetojnë

Maqedonia

Mickoski: Fama dhe vepra e Goce Dellçevit vazhdojnë të jetojnë

Më: 4 maj 2025 Në ora: 15:36
Kryeministri Hristian Mickoski

Kryeministri Hristian Mickoski sot nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk shprehu respekt me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Siç bën të ditur Mickoski, Maqedonia është e ndërtuar nga vetëflijimi i heronjve të cilët i dhanë jetët e tyre për lirinë tonë, ndërsa fama dhe vepra e Goce Dellçevit vazhdojnë të jetojnë.

“Maqedonia nuk është vetëm shtet, por edhe fati ynë, dhe duhet të jetë e ardhmja jonë. Ajo u ndërtua nga vetëflijimi i heronjve që dhanë veten për lirinë tonë.

Një nga shkëmbinjtë më të fortë të asaj vepre kombëtare është Goce Dellçevi, jeta e të cilit u shua heroikisht 122 vjet më parë, ndërsa fama dhe vepra e tij vazhdojnë të jenë të gjalla. Përkulje e thellë për njeriun e madh. Lavdi”, shkruan kryeministri Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat