​Incident mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

​Incident mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

Më: 10 maj 2025 Në ora: 19:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për procedurë hetimore kundër një shtetasit turk të moshës 35-vjeçare, i cili dyshohet se për tentim vrasje.

Pas mesnatës në afërsi të Klubit të Deputetëve, ai me dashje ka tentuar të privojë nga jeta një tjetër shtetas turk duke e goditur disa herë me një kapak të pusetës në kokë, raporton Alsat Maqedoni.

Edhe pse i lënduari humbi ndjenjat, sulmuesi vazhdoi ta godiste me shqelma në kokë dhe trup, madje ai nuk ndaloi as pas mbërritjes se policisë duke vazhduar dhunën e egër.

Prokuroria theksoi se ekziston rreziku i arratisjes së 35-vjeçarit, pasi nuk ka vendbanim të regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë qëllim u propozua caktimi i masës së paraburgimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat