Guvernatori i ri, presidentja Siljanovska do të konsultohet edhe për disa ditë

Maqedonia

Guvernatori i ri, presidentja Siljanovska do të konsultohet edhe për disa ditë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 14:50
Siljanovska

Sipas të informacioneve nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova, pas konsultimeve të djeshme me tre kandidatët që pretendojnë funksionin e guvernatorit në Bankën Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllaveski, në ditët në vijim pritet të merret vendimi se kush do t’i propozohet Kuvendit si emër për këtë post.

Nga Kabineti i Presidentes për “TV21” thonë se konsultimet shtesë po kryhen për të sjellë zgjidhjen më të mirë për këtë funksion, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme. Mandati i guvernatores aktuale, Anita Angellovska Bezhoska skadon nesër, më 20 maj 2025, por nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vazhduar detyrën e saj deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri, ose rizgjedhjen e saj.

Zgjedhja e Guvernatorit bëhet në Kuvend dhe kërkon votën e 61 deputetëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat