Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Më: 21 maj 2025 Në ora: 08:55
Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Në seancën e fundit përfundoi procedura dëshmuese dhe filloi me plotësimin e provave.

Dëshmi shtesë ka dhënë Prokuroria ndër të cilat kishte xhirime nga kamerat e sigurisë tek Velibor Manev, të cilët, sipas Prokurorisë, tregojnë se të pandehurit paraprakisht janë përgatitur për ngjarjen dhe jo vetëm për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës.

Në xhirimet që ishin treguar në Gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev e vendos lopatën në automjetin “Reno”.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat