Siljanovska-Davkova propozon Trajko Sllaveski për guvernator të ri

Maqedonia

Siljanovska-Davkova propozon Trajko Sllaveski për guvernator të ri

Më: 21 maj 2025 Në ora: 20:14
Trajko Sllaveski

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkovka në Kuvend ka propozuar emrin e Trajko Slaveskit për Guvernator të ri të Bankës Popullore.

Nga kabineti i presidentes Siljanovska theksojnë se përzgjedhja ka qenë e vështirë për shkak të cilësisë të dëshmuar të të gjithë kandidatëve.

“Ju informojmë se presidentja Gordana Siljanovska deri te Kuvendi ka dorëzuar propozimin e Trajko Sllaveski për Guvernator të ri të Bankës Popullore.

Gjatë marrjes së vendimit, presidentja është udhëhequr nga ekspertiza dhe kompetencat, dinjiteti dhe integriteti, si dhe si dhe mundësia reale e emërimit të kandidatit.

Duam të theksojmë se përzgjedhja ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë e dëshmuar të të gjithë kandidatëve”, thonë nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat