Ndalohet një person në Shtip, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Maqedonia

Ndalohet një person në Shtip, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më: 22 maj 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Më 21.05.2025 në orën 21.58 në Shtip, policia nga SPB Shtip kanë ndaluar S.T. (52) nga fshati Dolni Lipovic, rrethi i Radovishit.

“Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Radovishit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur alkool në gjak 2.27 promil.

Ai është përjashtuar nga komunikacioni.

Ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat