Më 12 qershor do të votohet për ministrin e ri të Shëndetësisë

Maqedonia

Më 12 qershor do të votohet për ministrin e ri të Shëndetësisë

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

“Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës në seancën e planifikuar për më 12 qershor”.

Këtë e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke treguar se po bëhen përpjekje që kjo të bëhet më herët, më 5 ose 9 qershor.

Mickoski tregoi se vendimi për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë javën e kaluar dhe kërkesa në Kuvend është dorëzuar të premten.

“Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, kështu që nuk mund të vihet papritur në rendin e ditës. Po përpiqemi të arrijmë disi sukses para 12 qershorit, kur është caktuar seanca e radhës. Nëse ia dalim, janë dhënë dy data si opsion në qershor – 5 dhe 9, por të shohim nëse Kuvendi arrin të organizohet dhe të caktojë seancë, atëherë, nëse jo, më 12 qershor Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësministrat do të jenë gjithashtu pjesë e rendit të ditës”, tha Mickoski.

Azir Aliu është ish-ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet në koalicionin “VLEN”, pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat