Një person nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:11, në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se te ta ishte sjellë për ndihmë mjekësore R.K. (43) nga fshati Kalishtë, komuna e Gostivarit, i cili ka ndërruar jetë gjatë intervenimit mjekësor.
“Sipas raportit, ai ishte pickuar nga bletët dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një reaksioni alergjik.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB, transmeton AlastM.