Nxënësit përfunduan vitin shkollor por puna e mësimdhënësve veç sa ka filluar

Maqedonia

Nxënësit përfunduan vitin shkollor por puna e mësimdhënësve veç sa ka filluar

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 16:52
Nxënësit

Nxënësit përfunduan vitin shkollor por puna e mësimdhënësve veç sa ka filluar.

Në shkollën fillore Liria në Shkup, takuam mësimdhënësit duke kryer punët administrative, plotësimin e dëftesave dhe plotësimin e librit amë. Për klasat e nënta dëftesat u dhanë që prej ditësh.

“Për momentin i plotësojmë dëftesat për klasat e teta. Nxënësit kanë shkuar por tani e keni punën më të vështirë? Po, fundi i vitit zakonisht është periudha më e vështirë për ne arsimtarët. Çfarë plotësoni? Plotësojmë librin amë dhe dëftesat ua bëjmë gati nxënësve. Dëftesat shpërndahen më një korrik”, tha Arbnora Shabani – Mësimdhënëse.

Sipas drejtoreshës së shkollës fillore Liria, Teuta Idrizi, puna e më e vështirë për mësimdhënësit ka filluar tani.

“Momentalisht i bëjmë përgatitjet për mbarimin e vitit shkollor, veç më kemi filluar me mbajtjen e këshillave me klasat tjera të larta dhe të ulëta dhe mendoj se tani më jemi më të angazhuar dhe kemi punën më të madhe. Përveç obligimeve tjera të cilat i kemi patjetër t’i kryejmë, jemi kah fundi i përpilimit të planit vjetor të shkollës, plan programeve, planet për ekskursione dhe aktivitete tjera”, u shpreh Teuta Idrizi – Drejtoreshe e Shkollës Fillore Liria.

Në Shkollën fillore Liria të Çairit, mësojnë mbi 900 nxënës shqiptarë, nga klasa e parë deri në të nëntën. Në klasë të parë ketë vit në këtë shkollë janë regjistruar mbi 100 nxënës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat