Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, foli sot mbi temën e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve. Ai deklaroi se “po përshkallëzohen fjalimet” nga RMV.
“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë.
Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”, theksoi Ministri i Jashtëm, raportojnë mediat bullgare.
Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”.