Petar Bogojevski nuk do të jetë më drejtor i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore

Maqedonia

Petar Bogojevski nuk do të jetë më drejtor i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 15:43
Petar Bogojevski

Petar Bogojevski nuk do të jetë më drejtor i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore dhe Mobilitet Evropian.

Këtë informacion e ka konfirmuar personalisht Bogojevski, në një fotografi të bahsknagjitur me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ai tha se ky është një veprim i dakorduar mes partnerëve të koalicionit, duke shtuar se ky koalicion i tyre do të zgjerhohet.

“U dakordua rishpërndarja e pozicioneve dhe institucioneve që do të drejtohen nga Koncepti Maqedonas në kuadër të pushtetit ekzekutiv, me çka u konfirmua se kryetari i Koncepti Maqedonas, Petar Bogojevski, do të marrë drejtimin e një institucioni tjetër”, shkroi Bogojevski në një postim publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat